03 Maj 2024

Mourinho flet për dështimin e Anglisë

Beograd, 3 tetor - Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, i ka marrë pak kohë vetes dhe ka folur për dështimin e Anglisë në Botërorin 2010.

Mourinho mendon se anglezët janë të dobët në disa pozita kyçe, pozita këto pa të cilat Mourinho thotë se është e pamundur që të jesh i suksesshëm.

\"Pa një portier të mirë, ju nuk mund të fitoni gjëra të mëdha. Shikojini fituesit e Ligës së Kampionëve dhe të Kampionatit Botëror, gjithnjë shohim portierë të mëdhenj. Në Spanjë, portieri te Barcelona është spanjoll. Portieri është spanjoll te Real Madridi. Portieri është spanjoll te Atletico Madridi\".

\"Shkoni në Angli dhe te Chelsea ai nuk është anglez, te Arsenali ai nuk është anglez, te Manchester United ai nuk është anglez. Madje te Liverpooli ai është spanjoll. Kështu që, Anglia nuk ka portier që luan në top klub\", theksoi Mourinho, duke folur më pas dhe për sulmin anglez.

\"Te Manchester United, është vetëm Wayne Rooney dhe ai është sulmues i dytë. Pa një sulmues të madh, është e vështirë të fitosh gara të mëdha. Kështu, diku u nisur nga këto dy aspekte, Anglia kurrë nuk do të fitojë asgjë\", përfundoi Mou.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)