Mourinho do të qëndrojë në United deri në ditën e fundit të kontratës
Manchester, 23 tetor - Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka mohuar informacionet e disa mediave se mund të braktisë bankinën e gjigandit anglez dhe gjatë ditëve në vijim sërish të bëhet trajner i Real Madridit.
“Këtu jam i lumtur, dhe momentalisht mendoj vetëm për Manchester United. Dëshiroj të mbetem deri në ditën e fundit të kontratës, po edhe më gjatë”, tha Mourinho.
Lojtarët e Manchester United, më 23 tetor në Old Trafford, luajnë xhiron e tretë të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, në të cilën Mourinho shpreson se ekipi i tij mund të fitojë dhe të marrë pozitën e liderit nga "Zonja e Vjetër".