Mourinho dhuron Topin e Artë për bamirësi
Madird, 21 shtator - Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka dhënë si donacion çmimin e trajnerit më të mirë të vitit nga FIFA, në një ankand bamirësie në përkujtim të mësuesit të tij, Bobby Robson.
Ish-trajneri i Anglisë dhe trajneri i Barcelonës, Robson vdiq nga kanceri në mushkëri dy vjet më parë në moshën 76 vjeç. Ai ishte personi që e ndihmoi Mourinhon në depërtimin e tij si trajner i futbollit.
\"Mbarë familja është e mahnitur nga dhurata bujare e zotërisë Mourinho\", tha i biri i Robsonit, Mark.
\"Ne jemi të lumtur dhe i falënderohemi atij\", shtoi ai. Shuma nga shitja e çmimit të trajnerit më të mirë të vitit nga FIFA që Mourinho e fitoi më 2010 pas suksesit të tij me Interin do të shkojë në Fondacionin Sir Bobby Robson.
Robson e mori Mourinhon me vete, kur ai u emërua trajner i Portos dhe dyshja punoi së bashku edhe në Barcelonë, gjatë sezonit 1996-97. Mourinho bëri emër në Porto, ku fitoi Ligën e Kampionëve më 2004, para kalimit tek Chelsea, ku rrëmbeu dy tituj në Premierligë. Ai mori drejtimin e Real Madridit më 2010.