28 Prill 2024

Mourinho: Canales mund ta mbulojë Kakan

Madrid, 9 korrik - Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se Sergio Canales do të qëndrojë me Real Madridin gjatë këtij sezoni dhe se do të mbulojë zbrazëtirën e lënë nga Kaka.

18-vjeçari, i cili erdhi në Real nga Racing Santander pritej të huazohej te ndonjë ekip tjetër. Por Mourinho, duke folur për mungesën katër mujore të Kaka, ka thënë se Canales mund të përfshihet në vend të brazilianit.

“Ai do të befasojë. Ai më ka befasuar mua. Ai duket shumë i mirë dhe mund të luajë në të njëjtën pozitë si Kaka, prapa sulmuesve. Që kur kam punuar me të, kam qenë shumë i impresionuar”, ka thënë Mourinho.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)