Mourinho afron Kaka me Milan
Milano, 24 korrik - Ëndrra Kaka vijon të qarkullojë në mendjen e milanistëve. "Tuttosport", në numrin e saj të sotëm zbulon takimin e djeshëm mes brazilianit dhe Jose Mourinho.
Takim që zgjati rreth 45 minuta dhe u zhvillua në ambjentet e stadiumit Santiago Bernabeu, në praninë edhe të babait të futbollistit Bosco Leite.
"Special One" i ka shpjeguar ish-milanistit se gjatë sezonit të ardhshëm hapësirat e tij te Real Madrid do të jenë të pakta dhe largimi i tij do ti hapte rrugë ardhjes së kroatit Luka Modriç.
Milan qëndron gati për të risjellë në Milanello Topin e Artë 2007 por ka një problem: 25 milionët që kërkojnë spanjollët për kartonin e tij janë shumë për Milanin. Pa llogaritur edhe pagën e tij vjetore prej 10 milionë eurosh.
Prandaj, Adriano Galliani po punon për ta marrë në formë huazimi dhe Kaka do të kërkojë të lihet i lirë nga klubi madrilen.