Moto GP, Valentino Rossi rikthehet në pistë
Lajmin e kanë konfirmuar drejtuesit e Yamahas. 31-vjecari italian është ekzaminuar nga shefi mjekësor Huber Fischer në Sachsenring, i cili e nxori Rossin të aftë për të konkuruar në garë.
Një kampion si Rossi është gjithnjë kënaqësi ta shohësh në pistë, kështu që janë normale duartrokitjet e rezervuara për të nga gazetarët, në kohën kur ai u fut në konferencë për shtyp.
Rossi ka bërë të ditur se në fillim ishte menduar që të kthehej në shtator për garën e San Marinos në Misano, por më pas rikuperimi shkoi mirë dhe tani është gati.
"Filluam të besonim se mund tja dilnim për garën në Sachsenring, sepse në spital ndërhyrja ishte perfektë, doktori bëri një punë të shkëlqyer dhe nëse e sheh me rreze X është në pozicionin e duhur. Ndihem mirë kam punuar shumë me muskujt e këmbës për ti dhënë sa më tepër forcë, por sigurisht do të jetë e vështirë të bëj gjithë ato gara, por ndihem në formë, përfundoi Rossi.
Italiani është dëmtuar gjatë provave në Cmimin e Madh të Italisë dhe në fillim për doktorët ai do të qendronte jashtë pistave për të paktën 3 muaj. Ai ka humbur në fakt 4 gara, duke zbritur nga vendi i parë në të 7, në renditjen që udhëhiqet nga spanjolli i Yamahas, Jorge Lorenzo.