Moto GP, Dani Pedrosa fiton çmimin e madh të Italisë
Romë, 8 qershor - Në garën e parë të botërorit të Moto GP pa Valentino Rossin, spanjolli Dani Pedrosa dominon cirkuitin e Mugellos drejt një fitore impresionuese. Ky sukses ndihmon pilotin e Hondas të vihet në ndjekje të liderit të botërorit Jorge Lorenzo, që në Cmimin e Madh të Italisë është renditur në vendin e dytë.
Pedrosa kalon në renditje, pas katër garave të para, Yamahan e Valentino Rossit, që në fakt e ka mbyllur sezonin pas dëmtimit të pësuar në sesionin e provave. Lorenzo vazhdon të kryesojë kampionatin me 90 pikë, 25 më shumë se bahkëkombasi i tij Pedrosa.
Para së gjithash jam tepër i lumtur me fitoren sepse kemi kaluar një periudhë shumë të vështirë që nga dimri. Në testime gjithcka ka qenë e vështirë dhe nuk gjenim rrugën e duhur deri pak javë përpara, kështu duket se jemi rikthyer dhe kjo është e rëndësishme. Mendoj se skuadra e meritoi fitoren dhe i falënderoj të gjithë. Falënderoj edhe tifozët që vazhdojnë të mbështesin Rossin, sepse edhe ai po kalon një kohë të keqe", deklaroi Pedrosa.
Spanjolli ka qenë i jashtëzakonshëm dhe tepër i shpejtë për Lorenzon dhe italianin, Andrea Dovizioso, që u rendit në vendin e tretë të podiumit. Provë e mirë edhe për Ducatin e Casey Stoner, që ka mundur Marco Melandri dhe Randy de Puniet në një betejë të vërtetë për vendin e katërt.