Moratti vendos të ardhmen e Leos
Milano, 3 maj - E ardhmja e Leonardos do të vendoset nga vet Massimo Moratti me të përfunduar sezoni, gjithnjë sipas anëtarit në bordin e Interit, Marco Tronchetti Provera. Leonardo po e konfirmon veten si trajner i madh.
Nëse ai do të konfirmohet si trajner edhe për sezonin e ardhshëm, kjo do të vendoset nga Moratti. Sidoqoftë, ai ka bërë punë të mirë në rikthimin e skuadrës në binarë dhe ka pasur kapacitetin për të reaguar pas një jave të tmerrshme. Dy ndeshjet e fundit kanë dëshmuar se ai është në gjendje të tejkalojë momentet e vështira dhe ti japë ekipit motivim.
Ne nuk duhet vetëm që ta prekim skuadrën në disa sektorë dhe jo ta rindërtojmë. Cilësia e lojtarëve tanë është e pa diskutueshme, ka thënë Provera.