Moratti: Snejder qëndron tek Inter
Milano 23 janar - Një ditë pas fitores ndaj Lazio, Massimo Moratti ka folur për Wesley Snejder, një lojtar që po rikthehet në formacionin e Interit pas shumë problemesh me dëmtimet.
Nuk kam menduar kurrë shitjen e Snejder sepse ai është një kampion i madh. Edhe vetë lojtari ka garantuar se do të qëndrojë me ne, ka theksuar presidenti zikaltër për mediat italiane.
Moratti ka vlerësuar edhe trajnerin Claudio Ranieri: Më ka pëlqyer shumë fakti që pas fitores ka kritikuar skuadrën për lojën e zhvilluar. Është një shenjë pozitive sepse ai pret gjithmonë që futbollistët të japin më të mirën për Interin.
Fjalë të mira edhe për sulmuesin e rigjetur, Diego Milito: Ne gjithmonë kemi pasur besim tek ai sepse është një futbollist i madh dhe nuk kisha dyshim se do rikthehej të shënonte sërish.