Moratti: Shitja e Ibras, biznesi më i mirë që kam bërë
Milano, 25 janar - Presidenti i Interit, Massimo Moratti, nuk është penduar për shitjen e Zlatan Ibrahimovic te Barcelona.
Suedezi shtatlartë tash aktivizohet për rivalin lokal të Interit, Milanin, pasi u kthye në Itali gjatë verës.
Nuk e kam ndryshuar mendjen. Shitja e Ibrahimovic te Barcelona ka qenë puna më e mirë që kam bërë. Pse? Sepse Samuel Etoo është përfshirë në marrëveshje, ka thënë Moratti.