Moratti pohon besim të plotë të ekipit ndaj Ranierit
Milano, 20 shkurt - Zërat që flasin për një largim të mundshëm të tekniku Ranieri nga skuadra e Interit vazhdojnë të jenë gjithmonë e më të shumta.
E megjithatë në krahun tjetër është në lidhje me këtë çështje shprehur vetë presidenti i klubit, Massimo Moratti, i cili dhe njëherë tjetër pohon besim të plotë të ekipit në drejtim të teknikut aktual.
Pas humbjes me Novarën dhe Catanian të gjithë mendonin për një largim të mundshëm të Claudio Ranierit dhe të shumtë ishin ata që flisnim për ish-lojtarin zikaltër, Figo si zëvendësues të tij.
Megjithatë çdo debat është mbyllur pasi Ranieri do të vazhdojë të jetë trajneri i Interit.