Moratti kërkon rikthimin e Mourinhos
Milano, 5 prill - Tuttosport raporton se Presidenti i Interit, Massimo Moratti kërkon që klubin e tij ta drejtoj përsëri ish-trajneri, i Nerazzurëve Jose Mourinho.
Interi sezonin e kaluar me Mourinhon ka arritur të fitoj gjithqka duke përfshirë këtu titujt shumë të rëndësishëm si Liga e Kampionëve dhe Serie A.
Moratti mendon se Leonardo nuk është njeriu i duhur që ta drejtoj Interin në sezonin e ardhshëm, ndërsa të vetmën gjë mund ta bëjë trajneri portugez, Jose Mourinho i cili momentalisht është trajneri më i mirë në botë.
Moratti deri tani ishte i kënaqur me Leonardon por në derbi kundër Milanit ka parë se ai nuk është njeriu i duhur për Interin.