07 Maj 2025

Moratti kërkon Afellay te Inter

Milano, 30 qershor - Drejtuesit e Interit pas kalimit të Ezequiel Lavezzi te Paris Saint Germain dhe vështirësitë në arritjen e sulmuesit Sebastian Giovinco, gjithmonë e më parë Juventusit dhe Fabio Borinit, të cilin e do gjysma e Europës, janë hedhur në sulm për mesfushorin me tipare sulmuese të Barcelonës, Ibrahim Afellay.

Për hollandezin presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka një simpati të madhe. Këtë lajm e ka bërë publik e përditshmja italiane \"La Gazzetta dello sport\", sipas të cilës zikaltrit kanë nisur tratativat me Barcelonën për transferimin e hollandezit në Milano.

Gjatë sezonit që shkoi Afellay është aktivizuar në fushë vetëm katër herë nga trajneri Pep Guardiola. Futbollisti 26-vjeçar ka një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2015.

Por, ai nuk bën pjesë në planet teknike të trajnerit Tito Vilanova, ndërkohë që klubi spanjoll është i gatshëm ta shesë atë për shumën e 10 milionë eurove.

Të shumta janë shanset që katalanasit t’i mbyllin tratativat me Interin edhe mbi bazën e 7 milionë eurove.

Afellay, që është një futbollist që mund të luajë si mesfushorë i majtë, por edhe si sulmues i dytë u ka thënë jo ofertave që kanë ardhur për të nga Rusia.

Madje, gjatë Europianit i ka kërkuar informacione për Interin shokut të tij në kombëtare, Wesley Sneijder. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)