Moratti: Jemi jashtë garës për Lucas
Milano, 7 gusht - Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka pranuar se klubi zikaltër është definitivisht jashtë garës për Lucas, pas ofertës që PSG bëri për lojtarin.
Lucas do të kalojë për 45 milionë euro te PSG. Kur hyri PSg në lojë, shancat tona u zhdukën, nuk kemi aq para edhe sikur të donim ta blinim.
PSG as nuk mund të krahahsohet me ne për buxhet. Tashmë jemi jashtë garës dhe shansat janë zero. Ramires? Më pëlqen, si shumë të tjerë. Të shohim, ka theksuar Moratti në dalje pas takimit mbajtur me drejtorët në zyret e Interit.
Moratti më tej shtoi se skuadra ka nevojë për përforcime në disa reparte ku mungojnë lojtarët.