Moratti i nervozuar me Maradonan
Torino, 14 maj - Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka shprehur hidhërimin e tij me përzgjedhësin e Argjentinës, Diego Maradona, i cili siç dihet ka lënë në shtëpi dyshen e hekurt të Interit, Zanetti-Cambiasso.
Unë nuk dua të mendoj se Maradona nuk i ka ftuar ata në Botëror, për tia bërë një të mirë Interit. Në fakt, unë jam i lënduar sikurse vet ata, sepse e di sa kujdesen për kombëtaren. Ata merituan të ftohen. Është vërtet një vendim i çuditshëm, duke marrë parasysh sezonin e tyre fantastik.
Unë jam i lumtur për Militon dhe Samuelin, por jam ende i zhgënjyer për dy të tjerët që duhet të qëndrojnë në shtëpi, përfundoi Moratti.