Moratti i interesuar për Berbatov

Milano, 6 gusht - Në orët e fundit, duket se zikaltrit kanë lëshuar kundrejt ofertës së Sir Aleks Fergusonit për holandezin, nisur edhe nga fakti se klubi i presidentit Masimo Moratti është shumë i interesuar për afrimin e bomberit bullgar, Dimitar Berbatov.
Tratativat mes Interit dhe Manchester United mbase nuk do të mbyllen të gjitha me transferimin e Wesley Sneijderit në Angli.
\"Djajtë e kuq\" e kanë nxjerrë në shitje Dimitar Berbatovit për një shifër prej 10-12 milion eurosh dhe zikaltrit duken tepër të interesuar.
Gjithsesi, sipas shtypit anglez, Dimitar Berbatov nuk do të jetë pjesë e tratativës së transferimit të Sneijderit, sepse Interi mendon ta ulë disi më shumë çmimin e bullgarit, duke e trajtuar në veçanti.