Moratti gati të shesë Interin
Milano, 31 maj - Këto janë orë deçizive për futbollin italian dhe për Inter në veçanti. Presidenti Massimo Moratti është duke menduar seriozisht shitjen e skuadrës zikaltër te manjati indonezian Erick Thohir, i cili zotëron një pasuri prej 25 miliardë eurosh.
Manjati indozeian Erick Thohir nuk i ndahet Interit. Bosi e ka gati ofertën për të joshur Massimo Morattin: 260 milionë euro për 80% të aksioneve të klubit zikaltër prej 20 milionë të tjera për të marrë 100% për të gjithë klubin plus 100 milionë të tjera për merkaton e verës. Lajmi raportohet nga \"Il Sole 24ore\", e cila shton se presidenti aktual do të ketë rolin e presidentit të nderit.
E njëjta gazetë rrëfen edhe planin \"B\" të Thohir: si fillim blerja e 20-30% të aksioneve për të arritur më pas në aksionerin kryesor. Indoezinai do një rol të planit të parë te Inter.
Erick Thohir e ka gati dhuratën për Walter Mazzarrin: Ezequiel Lavezzi.
Moratti është në krye të Inter që prej 25 shkurt 1995, ndërsa në vitet 1955-1968 ishte babai i tij Angelo që drejtonte klubin zikaltër. Por Moratti ka arritur të shkruajë historinë me Inter duke fituar për herë të parë për një klub italian duke fituar \"tripletën\" e famshme në vitin 2010.