12 Janar 2025

Morati: Do ta shes Interin

Milano, 27 qershor - Rrugët mes Interit dhe Masimo Moratit duket se do të ndahen pa filluar akoma sezoni i ri futbollistik.

Pas shumë zërash, Presidenti i Zikaltërve ka vendosur të shesë skuadrën e Interit të cilën e ka drejtuar për vite me radhë drejt sukseseve dhe disfatave.

Sipas mediave Italiane, bëhet e ditur se bisedimet mes numrit 1 të klubit Zikaltër dhe miliarderit Erik Tohir, janë në rrugën e duhur dhe po shihet çdo detaj për një shitje të klubit të Interit. Konfirmimi i këtij fakti ka ardhur edhe nga vetë fjalët e padronit të zikaltërve, në fund të mbledhjes së këshillit administrativ të klubit.

Morati është shprehur për mediat italiane se: “Ekziston dëshira e mirë e të dy palëve për të përfunduar gjithçka. Bisedimet po ecin në rrugën e duhur dhe të shohim se si do të përfundojnë. Ne kemi nevojë për investitorë dhe nëse ata do të tregohen korrekt me programin e tyre për Interin e së ardhmes, gjithçka mund të ndodhë”, pranoi ai para mediave Italiane.

Megjithatë, Morati për momentin po planifikon vetë të ardhmen e klubit dhe merkaton e tij, duke filluar nga bisedimet për afrimin e lojtarëve të rëndësishëm, por edhe sakrificave të rëndësishme për çështje ekonomike.

“Për Isla po flasim me Juventusin, por po ndjekim edhe lojtarë të tjerë të rëndësishëm jo vetëm nga Seria A. Gjithçka që do të bëhet do të ketë edhe miratimin e teknikut Maxarri pasi është ai njeriu që do të vendosë se kë do të mbajë në skuadër dhe kë dëshiron të ketë në grup. I pyetur nëse do të ketë lojtarë si Guarin apo Handanoviç, bosi i zikaltërve është shprehur se:

“Nëse është e nevojshme në të mirë të klubit edhe mund të shesim disa lojtarë të rëndësishëm. Projekti jonë është afatgjatë dhe ne do të shohim mundësitë më të mira. Është e mundur një shitje e rëndësishme, gjë të cilën e mendon çdo klub. Për Kasanon më vjen keq që po largohet, ndërsa po mbyllim gjithçka për Belfodil.”, përfundojë Morati duke lënë të kuptohet se shumë ndryshime pritet të ndodhin në klubin Zikaltër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)