Montpellier konfirmon largimin e Giroud
Paris, 26 qershor - Presidenti i Montpellier, Louis Nicollin, ka konfirmuar se Olivier Giroud po largohet nga klubi francez.
Është njoftuar më herët se kampioni i Francës ka arritur marrëveshje me Arsenalin për shitjen e sulmuesit, ndërsa tash vjen edhe konfirmimi.
Ia dëshiroj të gjitha të mirat, sepse është një djalosh i mirë, ka thënë Nicollin për Midi Libre.
Ndërkohë, djali i presidentit, Laurent, ka pranuar se marrëveshja me Topçinjtë tashmë është punë e kryer.