Monaco ofron 60 milionë për Falcaon
Monaco, 10 maj - Radamel Falcao e Robert Lewandowski janë dy sulmuesit më të kërkuar në merkaton elitare të Europës.
Monaco nuk e ka aspak problem të shpenzojë 60 milionë euro për sulmuesin e Atletico Madrid, i cili në të njëjtën kohë ndiqet edhe nga Chelsea, Manchester City e Manchester United.
Monaco thuajse e ka siguruar ngjitjen në Ligue I dhe manjati rus Ryboloblev synon një goditje të madhe për ekipin.
Pasuria e tij personale arrin në 9.1 miliard dollarë dhe nuk do ta kishte aspak problem një çek me 60 milionë euro për Falcaon.
Nëse paratë nuk janë problem, pengesë mund të jetë fakti që ekipi nuk do të luaj në kompeticionet europiane dhe vetë Falcao vështirë të pranojë këtë transferim.
Por si gjithmonë në futboll asgjë nuk është e sigurt.