Monaco interesohet për Adebayorin
Monaco, 8 maj - Sulmuesi Emmanuel Adebayor është shënjestra kryesore e skuadrës së Monacos gjatë verës që po vjen, shkruan "L'Equipe".
Adebayor do të largohet nga Tottenhami në fund të këtij edicioni, kurse Monaco ka bërë gati një dëmshpërblim prej 15 milionë eurosh.
Monaco që edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligue 1 tashmë ka kontaktuar me sulmuesin togolez.
Adebayorit, ekipi francez i ka ofruar një kontratë katërvjeçare me pagë javore prej 100 mijë eurosh.
Adebayor ka kontratë me Tottenhamin deri në qershorin e vitit 2015. Interesim për të kanë treguar edhe skuadrat nga Rusia e Kina.