12 Janar 2025

Monaco, 70 milionë për tre yje të Milan

Monte Carlo, 19 qershor - Administratori i Deleguar i Milan, Adriano Galliani, dje ka qenë në Monte Carlo për t’u takuar me drejtuesit e Monacos.

Ideja e drejtuesit kuqezi është që të hapë tratativat me homologët e tij te klubi francez për shitjen e Kevin Prince Boateng, i pari në listën e të sakrifikueshmëve të klubit.

Në Monako, Gallianin e ka pritur ish-drejtori sportiv i të rinjve të Milanit, Rikardo Peccini, i cili aktualisht drejton klubin francez dhe strategjitë e tij të merkatos.

Të dyja palët, ku i pranishëm ka qenë edhe presidenti i klubit, Rubolovlev, kanë darkuar, një takim mes njerëzve të sportit dhe një takim mes miliarderësh, dhe kaq ka mjaftuar që të hyjnë në bisedime për një marrëveshje që mund ta bëjë shumë të pasur klubin kuqezi, ndonëse përveç ganezit palët francezë kërkojnë edhe shërbimet e sulmuesit Stephan El Shaarawy.

Për dy yjet e Milan Monaco ofron plot 60 milionë euro, shifër që po tundon jo pak drejtuesit e \"Djallit\".

Për më tepër, në bisedime është edhe mundësia e shitjes së sulmuesit Mbaye Niang, për të cilin Milani mund të kënaqet edhe me 10 milionë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)