MKRS mbështet financiarisht sportisten Gentiana Beqa
Prishtinë, 26 prill - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim në kabinetin e tij, sportisten Gentiana Beqa.
Në këtë takim, mes MKRS-së dhe sportistes Gentiana Beqa është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.
Qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare e sportistes Gentiana Beqa për periudhën buxhetore Janar-Dhjetor 2018, në realizimin e objektivave dhe synimeve të saj, rrjedhimisht duke zbatuar politikat programore të Ministrisë në fushën sportit.
Ministri Gashi tha se “ky memorandum u nënshkrua në vazhdën e memorandumeve për mbështetjen financiare të sportistëve të cilët kanë nevojë për mbështetje për zhvillimin e aktiviteteve të tyre sportive dhe në pajtim me dispozitat e Ligjit për Sport dhe akteve tjera nënligjore të përcaktuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit “.
Sportistja Beqa u shpreh e kënaqur me nënshkrimin e këtij memorandumi dhe falënderoi ministrin Kujtim Gashi për mbështetjen e vazhdueshme që po iu jep sportistëve.