MKRS licencon Federatën e Golfit
Prishtinë, 22 janar - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka licencuar Federatën e Golfit.
Ministrja Vlora Dumoshi gjatë takimit me kryetarin e kësaj federate, Blerim Sejdiu diskutoi për aktivitetet sportive që organizon kjo federatë.
“Licencimi i Federatës së Golfit është bërë me qëllim të një organizimi më të mirë të jetës sportive në vend. Me anë të këtij licencimi besojmë që do të ketë aktivitete dhe gara të strukturuara duke pasur parasysh interesimin që keni shprehur ju federata e Golfit. Ministria do ta përkrahë këtë federatë në kuadër të politikave prioritete që ka për sportin”- tha ministrja Dumoshi.
Dumoshi e Sejdiu diskutuan gjithashtu për hapat konkretë që duhen ndërmarrë në të ardhmen.
Ndërkaq, Kryetari i Federatës së Golfit e informoi ministren lidhur me gjendjen aktuale, planet e federatës dhe aktivitetet të cilat do të mbahen gjatë këtij viti.