26 Dhjetor 2024

MKRS jep 400 mijë euro për renovimin e Stadiumit të futbollit në Malishevë

Prishtinë, 27 korrik - Në rrjedhën e investimeve të shumta në tërë Kosovën, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Malishevës, i cili parasheh mbështetjen financiare për “Renovimin e Stadiumit të futbollit në Malishevë”, në vlerë prej 400 mijë euro.

Në bazë të Memorandumit, MKRS-ja investon mjete financiare prej 310 mijë eurosh, për vitin 2016 dhe 2017, ndërsa Komuna e Malishevës, merr përsipër të investojë mjetet në vlerë prej 90 mijë eurosh, në këtë periudhë dyvjeçare.

Ministri Kujtim Shala u shpreh se memorandumi që është nënshkruar sot mundëson realizimin një investimi kapital të një rëndësie të veçantë sepse krijon një hapësirë cilësore dhe të standardizuar për futbollistët e Malishevës. Renovimi i stadiumit është një parakusht për ta, në zhvillimin e garave dhe në përmirësimin e cilësisë së futbollit në këtë komunë. Ministri tha se investimet në komunën e Malishevës nuk përfundojnë me kaq.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin e ngushtë dhe ndihmën që ofron për Komunën e Malishevës. Begaj tha se ky projekt kapital për Malishevën është jashtëzakonisht i nevojshëm dhe i mirëpritur, sidomos për futbollistët, sepse ata do të kenë një vend ku do të garojnë dhe zhvillohen më tutje në sportin e futbollit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)