28 Dhjetor 2024

MKRS-ja subvencionon atletikën me 118 mijë euro

Prishtinë 3 mars - Sot, në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet MKRS-së dhe Federatës Atletike të Kosovës.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, edhe sivjet vazhdon me nënshkrimin e memorandumeve me disa federata të sportit të Kosovës, akte këto që kanë për qëllim krijimin e lehtësirave për funksionimin e federatave dhe pavarësimin e tyre financiar.

Nëpërmjet këtij memorandumi bashkëpunimi, të nënshkruar sot, MKRS-ja subvencionon FAK-un për programit e këtij viti me 118 mijë euro.

Ministri Shala u shpreh se me këto memorandume krijojnë lehtësira që federatat të funksionojnë me efikasitet sa më të plotë, të pavarura dhe në funksion të avancimit të mëtejmë të sportit të Kosovës

Kryetari i FAK-ut, Halil Sylejmani, e përgëzoi ministrin Shala për punën që po bën në fushën e sportit, sidomos me memorandumet, me çka ndihmohet jashtëzakonisht shumë veprimtaria e federatave dhe sporti në përgjithësi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)