MKRS-ja licencoi edhe 5 federata
Prishtinë, 13 prill - Në vazhdën e licencimit të federatave sportit, ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti, në një ceremoni të organizuar në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, dha licencat për pesë vitet e ardhshme, për pesë federata, të cilat kanë përmbushur të gjitha kriteret e parapara me Ligjin për Sport dhe me Udhëzimin Administrativ.
Licencat u dhanë për Federatën Ping Pongut, Shigjetarisë, Gjimnastikës, Boullingut dhe Federatën e Personave të Verbër të Kosovës.
Ministri Kujtim Shala i përgëzoi drejtuesit e federatave për punën dhe përmbushjen e kritereve për licencim, dhe u shpreh se ky akt rregullon marrëdhëniet mes MKRS-së dhe federatave, dhe në të njëjtën kohë hap rrugën për procesin tjetër të bashkëpunimit mes MKRS-së dhe federatave.
Drejtuesit e federatave të licencuara e falënderuan ministrin Shala për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, dhe u zotuan se ky bashkëpunim do të vrazhdojë edhe në të ardhmen, në funksion të zhvillimit dhe të avancimit të sportit të Kosovës në planin e brendshëm.