07 Maj 2025

MKRS-ja licencoi 12 federata

Prishtinë, 4 mars - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti, në një ceremoni zyrtare, të organizuar në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, dha licencat për katër vitet e ardhshme, për dymbëdhjetë federata, të cilat kanë përmbushur të gjitha kriteret e parapara me Ligjin për Sport dhe me Udhëzimin Administrativ.

Licencat u dhanë për Federatën e Aeronautkës, Autosporteve, Basketbollit, Çiklizmit, Mundjes, Peshëngritjes, Tenisit, Sportit Shkollor, Xhudos, Skitarisë, Karatesë dhe Notit.

Me këtë rast, ministri Kujtim Shala, i përgëzoi drejtuesit e federatave për punën dhe përmbushjen e kritereve për licencim, dhe u shpreh se ky akt rregullon marrëdhëniet mes MKRS-së dhe tyre dhe në të njëjtën kohë hap rrugën për procesin tjetër, atë të nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit, me çka MKRS-ja ndihmon programet e federatave respektive.

Drejtuesit e federatave e falënderuan ministrin Shala për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, dhe u zotuan se ky bashkëpunim do të vrazhdojë edhe në të ardhmen, në funksion të zhvillimit dhe të avancimit të sportit të Kosovës në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)