23 Dhjetor 2024

MKRS-ja do të investojë 800 mijë euro në Dragash

Prishtinë, 3 gusht - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sot Komunën e Dragashit ku është takuar me kryetarin e komunës së Dragashit, Shaban Shabani.

Nën shoqërimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që vijnë nga Regjioni i Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, Duda Balje dhe Nezir Çoçaj, ministri Gashi e kryetari Shabani kanë nënshkruar dy memorandume bashkëpunimi, ndërtimin e palestrës sportive në Dragash, në vlerë financiare prej 700 mijë euro dhe ndërtimin e stadiumit në Dragash në vlerë prej 100 mijë euro.

Projekti i ndërtimit të palestrës sportive, në bazë të memorandumit, do të implementohet në dy faza. MKRS do të ndajë 200 mijë euro për vitin 2018, ndërkaq për vitin 2019 do të ndajë 500 mijë euro. Ndërsa, për projektin e stadiumit, ministria do të ndajë 100 mijë eurot e parapara në vitin 2019.

Me këtë rast, Ministri Kujtim Gashi, tha se MKRS-ja po investon në infrastrukturën sportive ashtu që të përmirësojë kushtet për të rinjtë e Kosovës që të merren me sport. “Sigurisht që edhe kjo vizitë është në kuadër të vizitave që po bëjmë nëpër komunat e Kosovës me qëllimin që t’i ndihmojë ato veçanërisht komunave të vogla që kanë më pak buxhet”, tha ministri Gashi.

“Bashkë me deputetët jemi sot këtu edhe për ta konfirmuar mbështetjen për kryetarin e komunës. Jam i lumtur që kemi arritur deri te konkretizimi i marrëveshjes për palestrën sportive i cili ka pasur fat të keq të mos ndërtohet deri tani. Kryetari ka pasur vazhdimisht kërkesë për ndërtimin e stadiumit të qytetit."

"Jemi pajtuar që edhe ky projekt të përfundojë dhe ai do të filloj në vitin 2019. Kemi pasur edhe një kërkesë nga deputetja znj. Balje për të investuar në vendbanimet që banojnë komuniteti boshnjak në këtë zonë. Edhe aty do të kemi një teren sportiv në mënyrë që ky komunitet të jetë pjesë e të gjitha aktiviteteve sportive që zhvillohen në komunën e Dragashit”, ka thënë mes tjerash ministri Gashi.

Ndërkaq, Kryetari i komunës së Dragashit, Shaban Shabani, e falënderoi ministri Gashi për angazhimin e tij për investimet në komunën që ai udhëheq dhe tha se sot ndjehen të nderuar si Komunë e Dragashit pas kësaj vizite të këtij delegacioni të zgjeruar.

“Memorandumet që nënshkruam sot me ministrin Gashi janë dy projekte madhore për Komunën e Dragashit, projekte që do të rrisin nivelin e aktiviteteve sportive dhe gjithsesi do të krijojnë kushte më të mira për sportistët tanë” u shpreh kryetari.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)