MKRS investon 600 mijë euro për Palestrën e Sportit në Istog
Prishtinë, 26 prill - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, është pritur sot në takim nga kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, me të cilin bisedoi për projektet e përbashkëta ë fushën e kulturës, sportit dhe rinisë.
Po ashtu, në këtë takim është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Istogut, qëllimi i të cilit është mbështetja financiare e projektit Faza Përfundimtare e Ndërtimit të Palestrës së Sportit në Komunën e Istogut. Ky projekt ka vlerë financiare prej 600 mijë euro.
Ministri Kujtim Shala dhe kryetari Haki Rugova, u shprehën se me këtë hap, Istogu bëhet me palestër bashkëkohore, e cila krijon kushte moderne për qytetarë, rininë dhe sidomos sportistët e këtij qyteti.