25 Dhjetor 2024

MKRS investon 500 mijë euro në stadiumin e Podujevës

Prishtinë, 27 prill - Në vazhdën e investimeve të shumta që po realizon Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e të cilat për qëllim kanë përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë, sot është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi  me Komunën e Podujevës, qëllimi i të cilit është investimi  në projektin “Ndërtimi i tribunave në Stadiumin “Zahir Pajaziti” në Komunën e Podujevës, në të cilin projekt, MKRS-ja do të investojë 500 mijë euro, ndërkaq Komuna e Podujevës do të investojë 200 mijë euro.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Me këtë rast, ministri Kujtim Shala dhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, u shprehën se kjo fazë e rëndësishme e investimeve të reja në këtë stadium, ndihmon dukshëm në përmirësimin e kushteve të përgjithshme të këtij stadiumi, dhe po ashtu, krijon kushte më të mira për zhvillimin e mëtejmë të futbollin e kësaj ane.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)