27 Dhjetor 2024

MKRS investon 425 mijë euro në Samadrexhë të Vushtrrisë

Vushtrri, 22 qershor - Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Vushtrrisë, qëllimi i të cilit është mbështetja financiare për projektin: “Ndërtimi i Palestrës Sportive në Samadrexhë të Vushtrrisë”, projekt ky në të cilin MKRS-ja do t’i investojë 425 mijë euro.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u shpreh se ky investim në palestra sportive, është në vazhduan e investimeve të shumta që po bëhen nëpër Kosovë, më qëllim të krijimit të kushteve ma të volitshme për sportistët e vendit, sidomos tani kur sporti i Kosovës është ndërkombëtarizuar.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunim e vazhdueshëm, dhe u shpreh se ky projekt kapital ka një rëndësi të veçantë për Vushtrrinë, për banorët e Samadrexhës dhe sidomos për sportistët që do ta shfrytëzojnë këtë palestër sportive.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)