MKRS investon 300 mijë euro në ndërtimin e stadiumit në Radavc
Pejë, 28 mars - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Pejës, kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi. Ky memorandum u nënshkrua me qëllim të mbështetjes financiare në realizimin e projektit:Ndërtimi i Stadiumit në Radavc.
Për ndërtimin e stadiumit në Radavc të Pejës, MKRS-ja do të investojë 300,000,00 (treqind mijë euro). Ky projekt pritet të realizohet gjatë viteve 2017/18.
Ministri Kujtim Shala tha se ky investim për realizimin e këtij projekti bëhet me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe ngritjes së cilësisë së kushteve për të rinj dhe sportistë.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, u shpreh se ndjehet i kënaqur që projekti për ndërtimin e Stadiumit ne Radavc të Pejës, u nënshkrua sot. Ai shprehu falënderim për ministrin Shala dhe MKRS-në për përkrahjen e dhënë Komunës së Pejës në krijimin e hapësirave të nevojshme për aktivitetet sportive.