26 Dhjetor 2024

MKRS i ndan edhe 100 mijë euro xhudistes Majlinda Kelmendi

Prishtinë, 18 gusht - Nesër në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon ceremoninë për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për kampionen olimpike, xhudisten Majlinda Kelmendi dhe trajnerin Driton Kuka.

Në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore në garat ndërkombëtare, Kelmendi, merr shpërblimin financiar në vlerë prej 100 mijë euro, ndërsa trajneri Kuka, 50 mijë euro.

Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe xhudistja Nora Gjakova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)