MKRS do të bashkëpunojë ngushtë me Federatën e Ping Pongut
Prishtinë, 15 shkurt - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në takim Presidenten e Federatës Ndërkombëtare të Ping Pongut, Petra Sörling, Ivo Goran Munivrana - Zëvendës i Unionit Europian të Ping Pongut, Kryetarin e Federatës së Ping Pongut të Kosovës (FPPK-së), Nehat Çitaku dhe anëtarin e Bordit të FPPK-së, Kastriot Orana.
Ministrja Dumoshi diskutoi me krerët e ping pongut ndërkombëtar e vendor për fuqizimin e këtij sporti në Kosovë.
Ministrja Dumoshi theksoi se Ministria që ajo drejton do të bashkëpunojë ngushtë me Federatën e Ping Pongut në Kosovë që sukseset e talentëve kosovarë në ping pong të ngritën lart e më lart.
Ministrja Dumoshi i informoi gjithashtu për planet që ka MKRS-ja për zhvillimin e sportit në Kosovë duke u fokusuar në masivizimin e tij dhe ngritjen e cilësisë në sport.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e sportit ndërkombëtar dhe evropian e uruan ministren për marrjen e detyrës dhe presin nga ajo që të ketë bashkëpunim dhe përkrahje me drejtuesit e ping pongut