28 Dhjetor 2024

MKRS dha 280 mijë euro për Komitetin Olimpik të Kosovës

Prishtinë, 8 mars - Sot, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.

Nëpërmjet këtij memorandumi bashkëpunimi, MKRS-ja ndihmon KOK-un me 280 mijë euro, për programin vjetor të vitit 2016.

Ministri Kujtim Shala e vlerësoi bashkëpunim mes MKRS-së dhe KOK-ut, në funksion të mbarëvajtjes së sportit, si dhe në prezantimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Po ashtu, ministri Kujtim Shala u shpreh se ky bashkëpunim dhe kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai u shpreh se MKRS-ja me politikat e saj, po e ndihmon sportin e Kosovës në rrugën e pavarësimit financiar dhe avancimit të mëtejmë në arenën ndërkombëtare, me politika lehtësuese, me infrastrukturë dhe legjislacion bashkëkohor, si dhe me subvencionim të federatave, nëpërmjet  memorandumeve të bashkëpunimit.

Ministri Shala më tej u shpreh se për Kosovën është shumë me rëndësi pjesëmarrja e sivjetshme në Lojërat Olimpike, të cilat do të mbahen në Rio de Janeiro të Brazilit, dhe për këtë premtoi mbështetjen e institucioneve të Kosovës.

Ndërsa kryetari i KOK-ut Besim Hasani e vlerësoi bashkëpunimin me MKRS-në, dhe u shpreh se Kosova po bën përgatitje të nevojshme për pjesëmarrje të dinjitetshme në Lojërat Olimpike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)