25 Dhjetor 2024

Mitrovicë, Rritet buxheti për sektorin e sportit

Mitrovicë, 4 mars - Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës, Artan Osmani, i shoqëruar nga shefi i sektorit të sportit, Bedri Sadiku, ka zhvilluar të premten një takim me përfaqësuesit e klubeve sportive në këtë komunë.

Ata kanë diskutuar për sfidat me të cilat janë duke u përballur, sidomos sa i përket gjendjes së rëndë financiare.

Drejtori Osmani ka shprehur mirëkuptim për problemet e tyre, ndërsa në anën tjetër i ka siguruar se mbështetja komunale nuk do të mungoj në kuadër të mundësive buxhetore që ka.

Poashtu ai ka shprehur besimin se do të gjejnë përkrahje edhe nga institucionet qendrore.

Në këtë kontekst ka përmendur Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, duke shfaqur shpresën se do të hasin në mirëkuptim dhe mbështetje edhe sa i përket donacioneve të ndryshme që kanë të bëjnë me sport.

“Shumë klube sportive në komunën tonë janë në gjendje të rëndë financiare. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e tyre për të shqyrtuar mundësitë për të dalur nga kjo situatë”.

Drejtori Osmani ka folur edhe për buxhetin e planifikuar për vitin 2011 për sektorin e sportit. Tha se ka një rritje të konsiderueshme të buxhetit në krahasim me vitin e kaluar, por që prapë është shume i vogël  në raport me nevojat.

“Për vitin 2011 janë paraparë 28 mijë euro për sektorin e sportit, përderisa vitin e kaluar kemi pasur vetëm 17 mijë euro”.

Sa i përket planeve për këtë vit në fushën e sportit, ai ka cekur angazhimin për masivizimin e sportit, themelimin e ligave shkollore, organizimin e aktiviteteve tradicionale etj. 

Në anën tjetër, përfaqësuesit e klubeve sportive folën për problemet e tyre të mëdha financiare.

Ata përmenden edhe çështjen e sigurisë që kërkohet me rregullore për takimet sportive, ku duhet të jenë të pranishëm edhe policia. Ata thanë se policia kërkohet të paguhet nga klubet duke rënduar edhe më gjendjen e tyre dhe duke rrezikuar edhe ecurinë e garave.                    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)