Miralem Pjanic në objektivin e Barcelonës
Romë, 24 janar - Mesfushori i Romës, Miralem Pjanic e ka pranuar se Barcelona është duke e monitoruar situatën e tij, duke shtuar se ai është bërë objektiv i gjigantit katalunas.
22 vjeçari nga Bosnja e Hercegovina thotë se Blaugrana e ka kontaktuar në javët e fundit, por shtoi se lëvizja e tij eventuale është në duart e klubit aktual.
Është e vërtetë, Barcelona është e interesuar për mua dhe ka kërkuar informata nga klubi im. Ata më kanë vëzhguar gjatë ndeshjes ndaj Fiorentinës.\"
\"Është Roma ajo që do të vendos. Barcelona është ekipi në të cilin do të donin të luanin të gjithë dhe është nder për mua që ky ekip është interesuar për mua, përfundoi ai.