22 Dhjetor 2024

Ministrja Dumoshi inspektoi projektet që MKRS-ja ka investuar në Pejë

Prishtinë, 24 qershor - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vizituar sot Komunën e Pejës me ç’rast ka inspektuar investimet kapitale që po bën MKRS-ja në këtë komunë, projekte që janë në zhvillim e sipër të cilat kapin vlerën totale financiare në mbi 11 milion euro.

Konkretisht bëhet fjalë për investimet e MKRS-së në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në qytetin e Pejës, në ndërtimin e palestrës së sporteve në Zahaq dhe tjetrën në Loxhë.

Po ashtu, ministrja Dumoshi vizitoni edhe Komunën e Pejsë, ku zhvilloi takim me kryetarin e kësaj komune Gazmend Muhaxheri.

Gjatë takimit u diskutua rreth bashkëpunimit në shumë projekteve mes MKRS-së dhe komunës së Pejës, të cilat janë në interesin e përbashkët e që ministria mbulon ato fusha si kultura, rinia, sporti e trashëgimia.

Ministrja Dumoshi deklaroi se MKRS-ja do t’i qëndrojnë afër komunës së Pejës si dhe komunave tjera të Kosovës në bazë të kapaciteteve buxhetore që ka, duke u munduar t’i plotësojnë kërkesat dhe prioritetet e qytetarëve.

"Ne si MKRS kemi investuar në shumë projekte sidomos në fushën e sportit ku edhe sot ishim në disa prej tyre për t’i parë. Jemi të interesuar të zhvillojmë edhe turizmin kulturor ku Peja i ka të gjitha kushtet për ta zhvilluar këtë lloj turizmi. Në pjesën e trashëgimisë kemi shumë projekte duke u zhvilluar dhe do të jemi afër komunës së Pejës", tha ndër të tjera ministrja Dumoshi.

Ndërsa kryetari Muhaxheri e falënderoi ministren Dumoshi për vizitën dhe gatishmërinë për ta ndihmuar Komunën e Pejës. Ai tha se e ka informuar ministren për prioritetet dhe nevojat e qytetarëve të Komunës së Pejës, dhe u shpreh se ka marrë zotimin e ministres se me rishikimin e buxhetit përkrahja për qytetarët e Pejës do të jetë edhe më e madhe.

/MESTITULL/ Stadiumi " Shahin Haxhiislami" sipas kushteve të UEFA-së

Ministrja Vlora Dumoshi bashkë me kryetarin Gazmend Muhaxheri ka përcjellë për së afërmi punimet që po bëhen stadiumin e qytetit "Shahin Haxhiislami", ku ministria për këtë  stadium investon rreth 9 milion euro.

Ministrja Dumoshi paralajmëroi se stadiumi i qytetit të Pejës do t’i plotësojë kushtet e kategorisë së katër të UEFA-së. “Ky stadium do ta ketë kategorinë e katërt, e cila do t’i plotësoj kushtet që në Pejë mundet të zhvillohet edhe ndonjë lojë ndërkombëtare, ky stadium është stadium me fushën më të madhe në Kosove ", tha ministrja.

Në tërësi projekti i rinovimit të stadiumit “Shahin Haxhiislami” në Pejë do të kushtojë 9 milion euro.

/MESTITULL/ Palestra në Zahaq e Loxhë pritet të përfundojnë së shpejti

Gjatë vizitës së sotme, ministrja Dumoshi e shoqëruar nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, qëndruan edhe në Zahaq e Loxhë, për të parë realizimin e projekteve, në të cilat po investon MKRS-ja.

Bëhet fjalë për palestrat sportive në këto dy fshatra, në të cilat për këtë projekt ministria ka planifikuar 1 milion e 500 mije për palestrën në Zahaq, respektivisht 400 mijë për atë në Loxhë.

“Banorët e regjionit të Pejës i kanë merituar këto objekte sportive, pasi që ka pasur një mungesë të theksuar të hapësirave sportive që sportdashësit të kryejnë aktivitetet e tyre të nevojshme. Presim që projektet të përfundojnë dhe mos të ketë zvarritje të punimeve që ato të kryhen sa më shpejtë”, ka vlerësuar ministrja.

Në vazhdën e takimeve në komunën e Pejës ministrja Dumoshi vizitoi Organizaten Anibar, gjatë kësaj vizite ministrja ju ofroj mbështetje përfaqësueseve e organizates Anibar dhe tha se do t’i mbështes sipas kapaciteteve buxhetore qe i ka ministria. Po ashtu ajo tha se Anibar do të përfshihet në 5 milionëshin e pakos emergjente pasi të kalon në Kuvend rishikimi i projektligjit për buxhetin.

Ndërkaq, Përfaqësuesit e Organiates Anibar e njoftuan ministren për nevojat dhe sfidat dhe programin qe ata e kanë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)