Ministrja Dumoshi do të vizitojë Gjakovën
Prishtinë, 21 maj - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të vizitojë Komunën e Gjakovës. Fillimisht në objektin e Komunës ajo do të takojë kryetarin Ardian Gjini.
Më pas, ministrja Dumoshi e kryetari Gjini, do të vizitojnë stadiumin e qytetit ku edhe do të nis faza e parë e ndërtimit të stadiumit, projekt të cilin e financon MKRS-ja.