29 Dhjetor 2024

Ministri Shala vizitoi komunën e Ferizajt

Ferizaj, 15 dhjetor - Në vazhdën e vizitave nëpër Kosovë dhe inspektimit të punimeve ku MKRS-ja është investitor ose bashkëinvestitor, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar me zëvendësministrin Rexhep Hoti, qëndroi sot për një vizitë në Ferizaj, ku inspektoi punimet që po zhvillohen në qendrën rinore dhe kinemanë e këtij qyteti.

Ministri Shala e vlerësoi bashkëpunimin mes MKRS-së dhe Komunës së Ferizajt, duke u zotuar se ky bashkëpunim do të thellohet edhe në të ardhmen në projekte tjera. Shala u shpreh i kënaqur me ecurinë e punimeve në këtë qendër.

Ministri Shala u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të përmirësojë infrastrukturën në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, në mënyrë të krijohen kushte më të volitshme për zhvillimin e këtyre sektorëve me rëndësi për shtetin e Kosovës.

Ky projekt që është në bashkëfinancim mes MKRS-së dhe komunës, është një objekt me rëndësi të veçantë, që i ndihmon kulturës dhe rinisë së Ferizajt - u shpreh Shala.

MKRS-ja, në bazë të Memorandumit me Komunën e Ferizajt, gjatë vitit 2016, në këtë projekt, do të investojë 250 mijë euro.

Gjithashtu, ministri Shala vizitoi Palestrën e Sportit të Ferizajt, ku ishin duke u zhvilluar garat rajonale të sportit shkollor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)