28 Dhjetor 2024

Ministri Shala uron xhudistet Kelmendi e Gjakova

Prishtinë, 21 prill - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala uron xhudisten Majlinda Kelmendi për fitoren e medaljes së artë dhe Nora Gjakovën për fitoren e medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos që po mbahet në Kazan të Rusisë.

Me këtë rast, ministri Shala, uron edhe Përfaqësuesen e Kosovës në xhudo që po qëndrojnë në Rusi, drejtuesit e Federatës së Xhudos, sportdashësit dhe tërë qytetarët e Kosovës, ngase suksesi i xhudisteve tona shënon një sukses edhe të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

“Fitoret e Majlindës dhe Norës në Rusi përbëjnë një lajm historik dhe të jashtëzakonshëm jo vetëm për sportin por në përgjithësi për shtetin e Kosovës”, - tha ministri Shala.

“Suksesi i Majlindës dhe Norës në Kampionatin Evropian na bën krenar të gjithëve në Kosovë, dhe është një dëshmi se Kosova ka sportistë cilësorë, ndaj pjesëmarrja me sportistë sa më cilësorë në garat ndërkombëtare, mbetet prioritet i yni”, tha Shala.

Ministri Shala bashkë me stafin e MRKS-së po punojnë intensivisht në përkrahje të sportit në përgjithësi, në krijimin e kushteve dhe infrastrukturës së përgjithshme, për avancimin dhe afirmimin e sportit dhe në ngritjen e cilësisë së tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)