27 Dhjetor 2024

Ministri Shala uron Përfaqësuesen e Kosovës në futboll

Prishtinë, 3 qershor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, e uron Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, pas fitores së sontme ndaj Ishujve Faroe, tashmë pas pranimit të futbollit të Kosovës në UEFA e FIFA.

Ministri Shala e vlerëson paraqitjen dhe lojën që ka zhvilluar Përfaqësuesja e Kosovës, dhe kjo dëshmon cilësinë që posedojmë si vend, me shumë sportistë të talentuar, tha ai.

Ministri u shpreh se Qeveria e Kosovës, veçanërisht Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, po punon me përkushtim që të ofrojë kushtet që sportistët të kenë mundësinë të përfaqësohen në mënyrë sa më cilësore dhe konkurruese në nivel botëror.

Fitorja e sontme e Kosovës është një inkurajim për MKRS-në por edhe për institucionet e sportit në përgjithësi të punojnë dhe të angazhohemi e të punojmë edhe më shumë në mënyrë që të përfaqësohemi sa më dinjitetshëm në arenën ndërkombëtare sportive.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)