Ministri Shala uron Federatën e Automobilizmit të Kosovës
Prishtinë, 5 dhjetor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uron Federatën e Automobilizmit të Kosovës, me rastin e pranimit të tyre në Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit, në mbledhjen e mbajtur në Paris.
Me këtë rast, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, përgëzon drejtuesit e Federatës së Automobilizmit të Kosovës, dhe të gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë sukses të rëndësishëm të automobilizmit të Kosovës.
Ai njëherësh garuesve të Kosovës iu uron suksese në garat ndërkombëtare.
Ministri Shala, gjithashtu u shpreh se ky vit është historik për sportin e Kosovës, meqë shumë federatë kosovare tanimë janë pranuar në federatat respektive ndërkombëtare.
Ministri Shala më tej u shpreh se ky është lajm i mirë për Kosovën, dhe një hap tjetër i rëndësishëm, i cili e ndihmon dhe e përshpejton ndërkombëtarizimin dhe njohjen e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare, dhe ka shtuar se MKRS-ja do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, veçmas në ngritjen cilësore dhe në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar.