28 Dhjetor 2024

Ministri Shala uron anëtarësimin e SHGSK në AIPS

Prishtinë, 10 shkurt - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uron anëtarësimin e Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Kosovës në Asociacionin Ndërkombëtar të Gazetarëve Sportiv (AIPS).

Shala e vlerësoi se anëtarësimi i SHGSK-së është arritje dhe një ngjarje e rëndësishme për gazetarinë dhe sportin e Kosovës.

Ky është një kurorëzim i punës dhe angazhimit të SHGSK-së dhe gazetarëve që përcjellin dhe raportojnë me profesionalizëm ngjarjet dhe jetën sportive në vendin tonë

Ministri u shpreh se anëtarësimi përbën një lajm historik për gazetarinë sportive të Kosovës, dhe kjo duhet të shfrytëzohet në avancimin e mëtejmë jo vetëm të gazetarisë sportive, por edhe të sportit në përgjithësi.

Shala, ndër të tjera tha se ky anëtarësim është një dëshmi e sukseseve të sportit të Kosovës dhe ndërkombëtarizmit të tij në të gjitha sferat.

Ministri Shala tha se MKRS-ja do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, e në këtë kontekst edhe punën e SHGSK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)