Ministri Shala premtoi se do të vazhdojë të bashkëpunojë me FBK-në
Prishtinë, 16 dhjetor - Ministri Kujtim Shala ka pritur në një takim pune kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Eroll Belegu.
Ndërmjet ministrit Kujtim Shala dhe kryetarit Belegu u bisedua për zhvillimet në basketbollin e Kosovës gjatë këtij viti dhe për programin e FKB-së. Shala dhe Belegu këtë vit e vlerësuan si të suksesshëm për basketbollin e Kosovës.
Po ashtu, ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Belegu u bisedua për memorandumet e nënshkruara mes MKRS-së dhe federatave të ndryshme.
ErollBelegu, kryetar i FBK-së u shpreh se janë shumë pozitive praktikat e memorandumeve, meqë sipas tij, kjo qasje e re e MKRS-së ka krijuar mundësi dhe lehtësira për funksionimin më të mirë të FBK-së.
Ministri Shala u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin me FBK-në dhe po ashtu premtoi se do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtësisht me federatat në funksion të përmirësimit të kushteve të përgjithshme për zhvillimin e sportit të Kosovës.
Ministri Shala po ashtu u shpreh se aktet e memorandumeve, do të vazhdojnë edhe vitin tjetër, meqë kështu për federatakrijohen lehtësira përrealizimin e programeve të tyre.