25 Dhjetor 2024

Ministri Shala inspekton punimet në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”

Prishtinë, 4 maj - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka inspektuar sot punimet që po zhvillohen për renovimin e Stadiumit Olimpik “Adem Jashari”, ku MKRS-ja po investon rreth 1 milion e 500 mijë euro.

Ministri Shala u shpreh shumë i kënaqur me dinamikën e punimeve, sipas së cilës, ky stadium do të bëhet gati për gara të klubeve në afatin e paraparë.

Ministri Shala me këtë rast u shpreh se ky është një lajm i madh për futbollin e Kosovës, meqë tanimë Kosova përfundimisht do të ketë një stadium ku mund të zhvillohen lojëra me karakter ndërkombëtarë.

Ministri Shala po ashtu u shpreh se investimet e MKRS-së në infrastrukturën sportive përgjatë këtij viti janë rritur dukshëm, me qëllim që të krijohen kushte më adekuate për sportin e Kosovës dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të tij.

Punimet në këtë stadium, po zhvillohen sipas kritereve dhe standardeve të kërkuara nga UEFA.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)