Ministri Gashi: Sporti i Ragbit në Kosovë duhet të promovohet
Prishtinë, 31 korrik - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Klubit të Ragbit në Pejë, “Kosova Roosters Rugby Club”, me të cilët diskutoi për gjenden e këtij sportin në vendin tonë dhe aktivitetet që organizohen në sportin e ragbit në Kosovë.
Ministri Gashi i falënderoi drejtuesit e ragbit për vizitën dhe u premtoi atyre se do të angazhohet maksimalisht t'u ndihmojë në të gjitha aspektet e mundshme. Ministri Gashi ndër të tjera tha se “Do të vazhdojmë mbështetjen e sportit të ragbit. Si një sport që nuk ka edhe shumë traditë tek ne, ne do të ndihmojmë në promovimin dhe avancimin e këtij sporti".
Sekretari i përgjithshëm i klubit Agnes Mulliqi, falënderoi ministrin Gashi për pritjen. Mulliqi e njoftoi ministrin rreth aktivitetve të klubit dhe e njoftoi në përgjithësi për ecurinë e punës në klub. "Gjithsej jemi 4 klube të ragbit. Jemi duke pritur që të formojmë edhe klubin e pestë dhe pastaj do të formojmë Federatën e Rugbyt” tha Mulliqi.