Milito mund të kalojë te Napoli
![Milito mund të kalojë te Napoli](http://ekonomia.info/repository/images/main/Diego_Milito.jpg)
Milano, 14 qershor - Shefi ekzekutiv i Interit, Ernesto Paolillo, nuk ka dashur të komentojë mbi të ardhmen e Diego Militos, mirëpo nuk e ka përjashtuar një transferim të mundshëm te Napoli.
Kontrata e sulmuesit argjentinas me zikaltërit skadon në vitin 2014, mirëpo mediat italiane e kanë lidhur atë me një kalim te Napoli, skuadër e cila dëshiron të përforcohet për sezonin e ardhshëm.
Nuk do t`i përjashtoj marrëveshjet me Napolin, mirëpo preferoj të mos përgjigjem, ka thënë Paolillo pasi është pyetur mbi Militon.