23 Dhjetor 2024

Milito kandidat për Topin e Artë, Maradona e lë jashtë Argjentinës

Buenos Aires, 25 maj - Sezoni i shkelqyer me Interin, i cili u finalizua ne menyren me te shkëlqyer me 2 gola ne finalen e Liges se Kampioneve kunder Bajernit te Mynihut nuk ia ka bere te sigurte vendin si titullar ne kombëtaren e Argjentines, Diego Militos.

Pas suksesit ne “Santiago Bernabeu” sulmuesi argjentinas eshte nje nga kandidatet kryesore per te fituar “Topin e Arte’, por trajneri Diego Armando Maradona ka ulur entuziazmin vetem duke thene se ai do te kete shanset e tij ne ndeshjet e Boterorit.

“Nuk jam i surprizuar nga Milito. Ai zhvilloi nje sezon spektakolar, por ne kemi te tjere Tevez, Messi apo Aguero. Nuk kam problem me zgjedhjet e mia, pasi do te luaje ai lojtar qe do te jete me ne forme. Keshtu edhe ai do te kete shanset e tij”, ka bere te ditur Maradona, i cili do te mbeshtetet perseri te talenti i Barcelones Lionel Messi, megjithëse ky i fundit nuk ka treguar formen me te mire ne ndeshjet e tij me kombëtaren.

“Cdo ndeshje ka nje histori me vete dhe Mesi eshte ne gjendje t’i lexoje ato dhe te jape ate qe duhet. Une e zbulova kete ne vitin 1986, duke kontrolluar topin dhe duke ndihmuar skuadren. Kete duhet te kuptoje dhe Mesi, por une jam i bindur se ai do te jete shume i rendesishem”, ka përfunduar Maradona.

Argjentina do të luajë në Grupin B të Botërorit kundër Nigerisë, Korenë e Jugut dhe Greqinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)